Rimodelim arkitekturor i tarracës në Qëndrën “Skodrinon”

Data Tetor 2021
Vendi Shkodër
Klienti Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
Kategoria Komerciale

Me kërkesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër u kryen punimet për arredimin e disa ambjenteve të brendshme e të jashtme të godinës, bazuar në miratimin e e Kryesisë së Dhomës.

Zgjidhja e brendshme

Përdorimi i tarracës do te jetë në funksion të evenimenteve si konferenca, takime, kafe etj. Tavani ekzistues prej druri është menduar ti nënshtrohet nje riparimi dhe ndryshimi ne ngjyre dhe veshje. Për vetratat e jashtme është përdorur i njejti model si vetratat e përgjithshme të ndërtesës, me të njëjtën strukturë dhe ngjyrë. Tavani i pjesës së jashtme konceptohet me elemente trarë druri në harmoni me vazhdimin e tavanit te ambjentit të barit. Në çdo skicë paraqitet lloji i ndriçuesit dhe karakteristikat e tij, mobiljet, materialet, etj