Arredimi dhe rimodelimi arkitekturor i disa ambienteve në Qëndrën “Skodrinon”

Data Shtator 2018
Vendi Shkodër
Klienti Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
Kategoria Komerciale

Me kërkesë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shkodër u kryen punimet për arredimin e disa ambjenteve të brendshme e të jashtme të godinës, bazuar në miratimin e e Kryesisë së Dhomës.

Zgjidhja e brendshme

Arredimi i hollit, barit, oborrit dhe ambjenteve të përbashkëta janë pasqyruar me anekset përkatese përberës të ketij modelimi. Arredimi i barit përcakton tipin e banakut, tavolinave dhe karrigeve që do të vendosen me përmasimet e tyre, tipet e ndriçuesve, ngjyrave, grilave. Tavani është konceptuar me trarë druri dhe vetrazhe duke ju përshtatur dhe sistemit ekzistues të kondicionimit. Në vetrazhe janë përdorur modele sipas katalogut 'Artizanati". Për vetratat e jashtme është përdorur i njejti model si vetratat e përgjithshme të ndërtesës, me të njëjtën strukturë dhe ngjyrë.Tavani i hollit hyrës konceptohet me elemente trarë druri dhe kartonxhes, në harmoni me vazhdimin e ambjentit të barit. Në çdo skicë paraqitet lloji i ndriçuesit dhe karakteristikat e tij, mobiljet, materialet, çmimet dhe vendi i blerjes.

Zgjidhja e jashtme

Rimodelimi i oborrit përmban: a. Shtrimin e oborrit me pllakë të presuar me përmasa (40 x 40) cm, me reliev dhe me ngjyrë gri sipas subjektit prodhues... b.Plani i ndriçimit të oborrit dhe lloji i ndriçuesit. c. Gjelbërimi i ulët është planifikuar përgjatë kufizimit më lulishten që ndodhet mbas ndërtesës dhe eshte i llojit Buxus, gjatesia e tij shkon 40x40 cm.d. vendosja e një stoli te harkuar i nevojshëm për qëndrime të përkoheshme të klientëve. Ambjent tjetër i përbashkët është tarraca ekzistuese me mbulim trarë druri që do ti nënshtrohet riparimit duke i veshur pjeset midis trarëve me dërrasë, ku vetë trarët do të zumparohen dhe lyhen, gjithashtu do realizohetdhe mbyllja pjesërisht me elemente me mekanizëm të lëvizshëm për të mundëuar shfrytëzimin gjatë dimrit. Punimet janë realizuar në disa faza gjatë viteve pasi godina e re ka qënë pjesërisht e papërfunduar. Këtu jepet një pjesë të projektit të realizuar.