takim konsultim

Takimi me klientin, si faza e parë dhe shumë e rendesishme për të kuptuar kërkesat dhe diskutuar mbi ecurinë e projektit. Konsultimi me arkitektin për çdo tip ndërhyrjeje, ndryshim forme, funksioni, arredimi, plani etj. jep mundësinë për të kuptuar shpenzimet, kohën dhe realizueshmërine e projektit. Brenda mundesive mund të vizitohet terreni apo objekti ose të jepen foto paraprake të tij.

matje ide, koncept

Pas takimit dhe dakortësisë për fllimin e projektit kryhen matjet në objekt apo ne truallin për ndërtim. Pastaj fillohet me hedhjen e konceptit dhe projekt-idenë. Kjo fazë nuk është shumë e detajuar pasi ajo gjatë konsultimeve me klientin mund te ndryshoje pjesërisht apo krejtësisht idenë. Fletët përfshijnë planet me dimesione, shembuj reference, materialet që do përdoren etj.

vizatim dorezim

Pasi projekti është parë dhe pëlqyer nga klienti vijohet me fazën e detajimit, përfundimit të planeve, pamjeve dhe çdo detaji që i shërben realizimit të objektit. Sipas tipologjisë së projektit dhe kërkesës jepet një ide e përafert e çmimeve të produkteve të zgjedhura.

zgjedhje mbikqyrje

Nisur nga kërkesat e klientit vijohet me zgjedhjen e materialeve apo elementave përbërës të projektit. Materialet zgjidhen nga tregu ekzistues në vend ose në internet sipas dëshirës. Gjatë fazës së zbatimit, arkitekti mbikqyr her pas here objektin sipas nevojave që lindin.